​Homazhe në nderim të veprës së Fetnete Ramosajt

Qytetarë të shumtë, familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të ish luftëtares së UÇK-së, Fetnete Ramosajt.

Homazhet janë mbajtur në hollin e pallatit “Jusuf Gërvalla”, në Deçan. Derisa së shpejti nis mbledhja komemorative në sallën e po këtij pallati.

Fetnete Ramosaj ka qenë aktiviste e lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë.Ramosaj po ashtu ishte pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare.

Ajo ndërroi jetë të premten, ndërsa lamtumira e fundit do t’i jepet në orën 14:00, në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.
https://www.youtube.com/watch?v=PwZuvMeI8cU