Bedri Hamza

Rohde i flaktë pas futbollit, e ndërron pak sportin, me kandidatin për kryeministër të PDK’së shikojnë basketboll

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, bashkë me ambasadorin gjerman, Jorn Rohde, kanë shikuar sot ndeshjen e tretë mes Trepçës dhe Yllit.

Hamza ka thënë se janë bërë tifozë të rregullt të këtyre ndeshjeve.

“Ishte një paraqitje e shkëlqyeshme e lojëtarëve të të dyja ekipeve. Një spektakël i mrekullueshëm”, ka shkruar Hamza.

Ai ka thënë që beson që kampion do të jetë Trepça.

“Kampioni, që besoj shumë se do të jetë ekipi im i zemrës, më pas e meriton edhe një ndeshje miqësore me ekipin favorit të ambasadorit Rohde në Gjermani. Këtë mundësi mbase do ta diskutojmë duke e shikuar ndeshjen e radhës. Ditë shumë më të mira do të vijnë për të gjithë sportistët tanë!”

Trepça ka fituar sonte ndaj Yllit në ndeshjen e tretë finale me 7 pikë diferencë. Rezultati deri tani është 2:1 për Trepçën.