Pasi kryeministri Albin Kurti foli për Lojërat Mesdhetare 2030 dhe rrezikun e humbjes së organizimit të tyre nga Kosova, duke aluduar te kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, se nuk po e ka “kollaj” të shtyhet me dikë që “nuk bën mirë” dhe se bashkëpunimi s’është i mirë me Komunën e Prishtinës.
Për këtë deklaratë ka reaguar Rama, i cili tha se arsyeja pse është anuluar takimi me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare është përgjegjësia e Qeverisë së Kurtit që s’i ka kryer pagesat, s’i ka dërguar emrat e delegacionit e s’i ka kthyer email-at.
Postimi i Ramës:
Kryeministër, paske provu me ia bartë Prishtinës fajin për dështimin potencial të “Lojërave Mesdhetare”!
Në komunikimin e fundit, “Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare” thotë se takimi është anulu për këto arsye!
1. Pagesa s’është kry.
2. Emrat e delegacionit s’janë dërgu.
3. Nuk jeni përgjigjë në email-a.
Kush ka pasë me i bo këto?
1. Qeveria.
2. Qeveria.
3. Qeveria.
Qikaq e thjeshtë është!







