Jared Kushner

Dhëndri i Trumpit dhe Grenelli arrijnë marrëveshje me qeverinë serbe, ndërtojnë hotel gjigand në ish Shtabin e ushtrisë në Beograd

Qeveria e Serbisë ka miratuar një kontratë me Jared Kushnerin për ndërtimin e një hoteli luksoz në vendin e ish-Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, duke e futur kështu atë në biznes në një kohë kur vjehrri i tij, Donald Trump po përpiqet të kthehen në Shtëpinë e Bardhë, shkruan New York Times.

Siç u tha, Kushner po udhëheq projektin prej 500 milionë dollarësh në partneritet me Richard Grenellin, ish i dërguari i Trumpit për Serbinë dhe Kosovën, transmeton Ballkani.info.

Grenell propozoi që investitorët amerikanë të përpiqen të rivitalizojnë vendin e shkatërruar nga bombardimet e NATO-s në vitin 1999, raportoi NYT.

“Progresi ekonomik i Serbisë në dekadën e fundit ka qenë mbresëlënës. Ky projekt do ta ngrejë më tej Beogradin në nivelin e destinacionit më të mirë ndërkombëtar, për të cilin po shkon”, tha Kushner në një deklaratë në të cilën konfirmoi marrëveshjen, shkruan New York Times.

Të mërkurën është bërë e ditur se ministri i Ndërtimit i Serbisë, Goran Vesiq, në emër të Qeverisë së Serbisë, ka nënshkruar kontratë për rivitalizimin e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm me kompaninë amerikane Affinity Global Development, në krye dhëndrin e Donald Trumpit.

Kontrata nuk u publikua, dhe vetëm disa detaje u zbuluan për publikun – siç është fakti që toka nuk po i shitet Kushnerit, por po jepet me qira për 99 vjet (gjë që bie ndesh me dokumentet e publikuara më parë që tregojnë se toka është jepet me qira për 99 vjet pa kompensim).

Ministri Vesiq tha se të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të bëhen në përputhje me ligjet e Serbisë dhe në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, pasi që Shtabi i Përgjithshëm ka statusin e monumentit të kulturës dhe gëzon një nivel të veçantë të mbrojtjes.

Së bashku me një hotel luksoz, një qendër tregtare dhe 1500 apartamente do të ndërtohet edhe një kompleks memorial kushtuar viktimave të bombardimeve të NATO-s.

US President Donald Trump (L) congratulates his son-in-law and senior advisor Jared Kushner after the swearing-in of senior staff in the East Room of the White House on January 22, 2017 in Washington, DC. (Photo by MANDEL NGAN / AFP)

“Qeveria e Serbisë do të zotërojë dhe menaxhojë memorialin dhe do të projektohet në bashkëpunim me arkitektët serbë”, thuhet në deklaratën e Kushner për Times.

Kushner më herët ka deklaruar se projekti kap vlerën e rreth 500 milionë dollarëve dhe se Serbia do të marrë 22 për qind të fitimit. Kushner themeloi fondin Affinity, i cili kap vlerën e rreth tre miliardë dollarëve, pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, ku shërbeu si këshilltar i Trumpit dhe u mor, ndër të tjera, me Lindjen e Mesme. Arabia Saudite gjithashtu investoi dy miliardë dollarë në fond.

Për shkak të investimeve të kompanive të Lindjes së Mesme në fondin e Kushnerit dhe që kur ai u largua nga Shtëpia e Bardhë, disa përfaqësues në Kongres pyetën veten nëse dhëndri i Trump ishte në një konflikt të mundshëm interesi. New York Times kujton se ky është investimi më i madh për kompaninë e Kushnerit që nga themelimi i saj. Përveç kompleksit luksoz në Beograd, planifikohet të ndërtohet edhe një hotel në jug të Shqipërisë.

Çuta: Shtabin e Përgjithshëm do ta mbrojmë fizikisht nëse duhet

Udhëheqësi i Kryengritjes Ekologjike, Aleksandar Jovanoviq Çuta, ka bërë të ditur se organizata do të përdorë të gjitha mjetet, përfshirë ato fizike, për të mbrojtur rrënimin e ndërtesës së vjetër të Shtabit të Përgjithshëm dhe për t’ia dorëzuar atë një kompanie amerikane, transmeton FoNet.

“Në momentin që do të shfaqen ekskavatorët e parë, ne do t’i presim ata”, tha Jovanoviq në konferencën për shtyp dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’u bashkohen atyre, veçanërisht pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Serbisë, “të gjithë atyre që kanë guximin të mbrojnë të Shtabi vjetër të Përgjithshëm dhe mos lejoni që ky krim të ndodhë”.

Nuk dihet sesi kompania e Kushnerit e ka marrë detyrën e rivitalizimit të Shtabit të Përgjithshëm dhe as nëse ka pasur tender për atë punë. /Ballkani.info/