Sipas raportimeve të “Top Channel”, shënjestër e atentatit ishte Avraam-Minos E. Moissis, biznesmen dhe drejtues i lartë i një kompanie izraelite të prodhimit të armëve. Ai është i përfshirë gjithashtu në drejtimin dhe bordet e disa kompanive të mëdha në Greqi, veçanërisht në sektorët farmaceutikë dhe tregtarë-industrialë.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka bërë të ditur se kreu i grupit dyshohet të jetë Edriz Mavaneh, ndërsa pjesë e grupit dyshohet se ishin persona me pikëpamje radikale islamike nga Kumanova dhe Shkupi.

Dy nga të dyshuarit u arrestuan në Greqi ndërsa katër të tjerë në Maqedoni.

Sipas hetimeve, anëtarët e celulës dyshohet se do të kryenin atentatin ndaj biznesmenit izraelit. Operacioni dyshohet se ishte financuar nga një shtetas iranian, i identifikuar si Mabanex, i cili, sipas autoriteteve, kishte marrë urdhër nga shërbimet iraniane të inteligjencës për eliminimin e biznesmenit.

Sipas hetimeve, personat e dyshuar ishin rekrutuar në Kumanovë dhe kishin tentuar të hynin në Greqi për të kryer atentatin. Megjithatë, disa prej tyre ishin ndaluar në kufi, pasi rezultonin në listat e personave të dyshuar për pikëpamje radikale.

Policia greke ka bërë të ditur se grupi ishte mbajtur nën përgjim për rreth një vit.