FOTO

Në mesin e yjeve botërore, Afrona Dika shkëlqen me paraqitjen në Festivalin e Filmit në Kanë

Tashmë ka nisur edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit në Kanë.

Në javën prestigjioze mblidhen yjet më të mëdhenj të kinematografisë në botë për të prezantuar filmat e tyre.

Sivjet e pranishme në këtë ngjarje madhështore ka qenë edhe blogerja shqiptare, Afrona Dika.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo ka ndarë pamje në rrjete sociale, ku ka marrë vëmendje me paraqitjen në një fustan shkëlqyes rozë.

Kjo vjen pas dramës së krijuar me Blero Muharremin, me të cilin u nda para dy viteve.

Foto: Screenshot/Instagram

Biondja e ka ftuar së fundmi në ‘podcast’-in e saj “The Talk”, ku janë përballur për herë të parë dhe kanë zbuluar arsyet e ndarjes.

Këtë e ka ndarë në dy epsiode që do të transmetohen javëve në vazhdim. 

Foto: Screenshot/Instagram