Albi Mall Superliga

Mbyllet pjesa e parë pa gola në Podujevë

Kanë përfunduar 45 minutat e pjesës së parë të superderbit ndërmjet Llapit e Ballkanit që po luhet në “Zahir Pajaziti”.

Kjo ndeshje vendos edhe për titullin e kampionit ku në rast të barazimit ose fitores së Ballkanit titulli do të mbetet në Suharekë, ndërsa nëse fiton Llapi atëherë gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit.

Atmosfera në Podujevë po duket e mirë derisa të dyja skuadrat po luftojnë shumë për të arritur objektivin. /Ballkani.info