Algjeri

Gjendet në bodrumin e fqinjit të tij, algjeriani që u zhduk para 26 viteve

Një burrë është gjetur i gjallë në bodrumin e fqinjit të tij pasi u zhduk rreth 26 vjet më parë.

Omar bin Omran u zhduk nga Djelfa, në Algjeri, gjatë luftës civile algjeriane në vitet 1990, kur ai ishte adoleshent, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Tani në moshën 45-vjeçare, Bin Omran u gjet vetëm 200 metra larg vendit ku ai u rrit.

Zyrtarët konfirmuan se kishin arrestuar një 61-vjeçar të dyshuar se e mbante të burgosur.

Zhdukja e Bin Omran erdhi në mes të një konflikti dhjetëvjeçar midis qeverisë së Algjerisë dhe grupeve islamike.