BBVA

“Do vish te shtëpia ime”, Heidi mbetet e shtangur ndërsa e refuzon ftesën e Romeos

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë një nga çiftet më të përfolura në Big Brother VIP Albania 3.

Ata kanë arritur deri në finale bashkë me Julian Dedën, Meriton Mjekiqin e Egla Cenon.

Derisa kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të këtij edicioni, dyshja kanë filluar planet për jashtë.

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja mendon se prindërit e saj do të vijnë në Shqipëri meqë së shpejti edhe përfundon ky reality shou.

Prezantuesi në anën tjetër i thotë që të mos brengoset se do të shkojë te ai.

“Çke ti, do vish të rrish tek shtëpia ime”, iu drejtua Romeo.

Heidi në ndërkohë mbeti e shtangur duke reaguar menjëherë me: “Jo”.

Foto: Screenshot/Instagram

Romeo më pas i tha të ia tregonte arsyen, ku biondja shtoi se dëshiron të rri fillimisht me familjen e saj.

Pritet të shihet se si do të vijojë raporti i tyre pas daljes nga shtëpia e famshme.