Punë e kryer: Arteta trajner i Arsenalit

Mikel Arteta do të jetë trajneri i tretë që do të drejtojë Arsenalin këtë sezon.

Ish mesfushori spanjoll do të nis zejën e trajnerit te Arsenali, fanellën e së skuadër të cilën e ka veshur për pesë sezone në të kaluarën.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka konfirmuar se emërimi i Mikel Artetas si trajner i Arsenalit, është punë e kryer.

Sipas tij tani është duke u mbyllur marrëveshja.

“Mikel Arteta te Arsenali, koha për të rregulluar letrat. Plotësisht e konfirmuar.”, ka shkruar Romano.