Ish deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se ekziston një zgjidhje për të shkuar në zgjedhje “në rast se kryeministri Kurti vërtetë don zgjedhje”.

“Në rast se nesër, hipotetikisht, thirret një seancë e jashtëzakonshme dhe kërkohet mocion për shpërbërjen e qeverisë jemi të gatshëm me dhënë votën. Jemi kundër me u shpërnda Kuvendi, dhe kur i dëgjoj mocion, nuk ka mocion për shpërbërjen e Kuvendit, ky është gabim, Kuvendi shpërbëhet ose nuk shpërbëhet, mund ta hedh nesër Kryetari në Kuvend dhe shpërbëhet Kuvendi. Mocion ka vetëm për rrëzim të qeverisë. Ne e kemi ofruar mundësinë tash e 18 muaj dhe jemi të gatshëm dhe mendoj që në rast se Kryeministri Kurti vërtetë don zgjedhje, është një zgjidhje e mirë, vetëm se përgjegjësitë menaxheriale të rrethanave tash e 3 vjet duhet ti takojnë kreut të Qeverisë, ai është përgjegjës jo kuvendi”, tha Haradinaj në Pressing.