Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka reaguar zëdhënësit të Bashkimit Evropian (BE), Peter Stanos, pasi ky i fundit kritikoi aksionet e Policisë së Kosovës në Veri.
Basha përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se “BE po na thotë që duhet me leju krimin e Serbisë në Kosovë për me i normalizu marrëdhëniet”, raporton Ballkani.info.
“Peter Stano paska thanë se lufta jonë kundër kriminelëve është eskaluese dhe shkon kundër dialogut dhe frymës së normalizimit! Pra BE po na thotë që duhet me leju krimin e Serbisë në Kosovë për me i normalizu marrëdhëniet, përndryshe me luftu krimin na qenka anti-normalizim! O tempora, o mores!”, ka shkruar Basha.
LEXO EDHE:







