Ky është moti për ditët në vijim

Gjatë ditëve në vijim në vendin tonë pritet të mbajë mot më stabil, pa të reshura, ndërsa mengjeseve edhe me ngrica.

Siç njofton Prishtina Weather, temperaturat minimale do të jenë nga -5 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet nga 4 deri në 6 gradë Celsius, përcjell gazetametro.net.

27.12 – Mot kryesisht me diell, kohëpaskohe edhe me vransira. Në mëngjes ngrica.

28.12 – Mot pjesërisht i vranët, por me intervale me diell. Në mëngjes ngrica.

29.12-30.12 – Në fundjavë në mëngjes ngrica, gjatë ditës mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Të shtunën rreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore.

31.12 – Mot më i ftohtë, kryesisht me vransira dhe erë. Kohëpaskohe mundësi për reshje të dobëta bore, e gjatë ditës të përziera edhe me shi.

Era do të fryj lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s. Ndërsa, shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.