Anëtari i AAK-së

“S’po t’lajnë me hi as në qeveri o prof”: Haradinaj tallet me Ramabajën

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, është tallur me analistin, Sadri Ramabaja, gjatë debatit në Pressing të T7.

Haradinaj reagoi ndaj Ramabajës pasi bërë akuza në drejtim të AAK-së, duke thënë se ka rahatuar në pushtet “jugosllavët”.

Haradinaj i tha Ramabajës që pushtetarët nuk po lënë atë të futet në Qeveri.

Haradinaj: Ty spo t’lajnë me hi as në qeveri o prof, po rri rahat.

Ramabaja: As s’kam dasht madje as që du

Haradinaj: Se t’shkoj ymri në opozitë edhe ty

Ndryshe, Haradinaj ka bërë akuza ndaj pushtetit, duke thënë se kanë “sistemuar” në qeveri “jugosllavët”./Nacionale/