Gjyqtarja e ndëshkon dhe më pas bën ‘selfie’ me Kaka
Një incident gjatë një ndeshje bamirësie të kohëve të fundit midis Brazilit dhe Izraelit nxori në pah popullaritetin e Leite Kaka.
Kaka e kishte topin në këmbë kur gjyqtarja e ndali lojën pa asnjë arsye.
Ajo më pas ndëshkoi brazilianin – dhe më pas bëri një selfie me të.
https://twitter.com/FootbaII_HQ/status/1189293433539780608
Ndryshe, legjenda e Milanti ishte fitues i ‘Topit të Artë’ në vitin 2007 dhe gëzon popullaritet të madh nëpër botë sidomos për stilin e thjeshtë të tij.
Kaka u pensionua në vitin 2017 në MLS por vazhdon të luajë në ndeshje bamirësie.