Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se pas urdhrit të Trupit Gjykues, më nuk do të mbështetet në dëshmitë e dhjetë dëshmitarëve.
Në njoftim bëhet e ditur se deklaratat e 13 dëshmitarëve të tjerë do të paraqiten vetëm me shkrim. Që nënkuptohet se shkurtohet koha me minus 23 dëshmitarë më pak.
“Në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues të 21 shkurtit, ZPS-ja njoftoi sot, më 21 maj, se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dhjetë dëshmitarëve. Gjithashtu, ZPS-ja do t’i paraqesë deklaratat e 13 dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë” – thuhet në njoftim.
Po ashtu, Prokuroria ka paralajmëruar ndryshime të reja në listën e dëshmitarëve edhe në muajin tetor të këtij viti.








