​AAK: Po shënojmë ngritje të votave në çdo cep të Kosovës

Koalicioni AAK-PSD në një konferencë për media, paraqiten të dhënat e tyre se ky koalicion po shënon rezultatin më të mirë në historinë e AAK-së në procesin zgjedhor.

Meliza Haradinaj nga AAK tha se lajmi i fundit është se AAK po shënon fitore dhe ngritje të votave në çdo cep të Kosovës. Haradinaj po ashtu tha rrjedha e votimeve po shkon mirë, ndërsa ftoi qytetarët të cilët nuk kanë votuar ende, të dalin në zgjedhje.Ajo ka ftuar të gjithë gardianët e votave, të jenë të kujdesshëm dhe të parandalojnë çdo parregullsi.

Konferenca e radhës e koalicionit AAK-PSD, është në orën 19:00.

loading…