GTP

Prezantohet versioni i ri i Inteligjencës Artificiale

Kompania Open AI prezantoi sot modelin multifunksional të Inteligjencës Artificiale (AI) gjeneruese GPT-4o (o=omni), i cili mund të analizojë zërin, imazhin dhe tekstin në kohë reale.

Kompania planifikon ta prezantojë atë me produktet e saj në javët në vijim.

Open AI thekson se GPT-4o është një hap drejt një ndërveprimi shumë më natyral njeri-kompjuter, pasi pranon si hyrje çdo kombinim teksti, tingulli dhe imazhi dhe gjeneron një përgjigje multimodale.

“Kjo është hera e parë që ne po bëjmë vërtet një hap të madh përpara sa i përket lehtësisë së përdorimit”, tha shefja e teknologjisë e Open AI, Mira Murati, raporton CNBC.

Modeli i ri i AI do të jetë në gjendje të njohë emocionet në zërin e përdoruesit, të komunikojë më shpejt dhe më mirë se më parë në 50 gjuhë të ndryshme, si dhe të përmirësojë ndjeshëm aftësitë e chatbot ekzistues ChatGPT.

CEO i Open AI, Sam Altman më parë njoftoi në rrjetin social X se ai “ndihet sikur kjo është magji” dhe se kompania ka “punuar shumë” për disa gjëra të reja që ai mendon se njerëzve do t’i pëlqejnë.

/Shqip.com