Novalab SEO Agency ka arritur një sukses të rëndësishëm në industrinë e marketingut digjital, duke u përzgjedhur si finaliste në Search Engine Land Awards 2026, një nga çmimet e njohura ndërkombëtare në fushën e optimizimit për motorët e kërkimit (SEO) dhe marketingut digjital.
Sipas kompanisë, ky është një sukses historik, pasi Novalab SEO Agency është kompania e parë nga Kosova dhe Shqipëria që arrin të bëhet finaliste në këtë garë ndërkombëtare.







