Në faqen zyrtare të ish-presidentit Hashim Thaçi në Facebook janë publikuar fotografi nga vizita e tij në Paris, më 10 dhe 11 nëntor të vitit 2018.
Në atë kohë, Thaçi kishte marrë pjesë në ceremonitë për shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ku kishte zhvilluar bashkëbisedime me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelaren e atëhershme gjermane Angela Merkel.
Sipas postimit të publikuar nga ekipi i Thaçit, paqja, dialogu dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar kishin qenë pjesë e angazhimeve diplomatike gjatë kësaj vizite.
Fotografitë janë realizuar nga Astrit Ibrahimi.







