Një tjetër tërmet shkundi mbrëmë Tiranën

Një tjetër lëkundje tërmeti është ndier në orën 02:40 të mesnatës në Tiranë.

Tërmeti ishte me magnitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter me epiqendër 13 kilometra në veriperëndim të Shijakut, me një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet janë ndjerë sidomos në ndërtesat e larta për shkak të vibrimit në lartësi.