Euro 2024

“Kam bërë shumë intervista, por asnjëherë si kjo”, përqafimi emocionues i Schmeichel-it me djalin e tij

Kombëtarja e Anglisë barazoi 1:1 ndaj Danimarkës në ndeshjen e raundit të dytë në Grupin C.

Në fundin e ndeshjes, legjenda e futbollit danez, Peter Schmeichel intervistoi djalin e tij, Kasperin i cili bëri një super paraqitje ndaj “Tre Luanëve”.

 “Kam bërë shumë intervista, por asnjëherë si kjo”, u shpreh Peter dhe e përqafoi të birin e tij.

Kasper ia dha fanellën babait të tij, një fanellë që u ndjersitë për t’i marrë një pikë Anglisë në një ndeshje tejet interesante.

Kujtojmë që Anglia ka katër pikë në pozitën e parë, kurse Danimarka ka dy pikë në pozitën e dytë. /Ballkani.info