Euro 2024

Mbyllet ndeshja, Zvicra barazon me Skocinë

Nuk ka prodhuar fitues ndeshja ndërmjet Zvicrës e Skocisë në Euro 2024.

Sfida është mbyllur me rezultat 1:1 me dy gola të shënuar në pjesën e parë. Për Skocinë realizoi autogol Schar ndërsa barazoi me një eurogol Xherdan Shaqiri.

Pas dy ndeshjeve Zvicra ka 4 pikë ndërsa Skocia 1.

Tabelës i prinë Gjermania me gjashtë pikë ndërsa me zero pikë është e fundit Hungaria. /Ballkani.info