Nikolla Samarxhiq

Historiani serb: Vuçiqi mban përgjegjësi për të gjitha jetët e humbura në Banjskë

Historiani serb, Nikolla Samarxhiq, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën malazese “Pobjeda”, ku ka folur për situatën në veri e sulmin terrorist në Banjskë.

Samarxhiq, që është edhe profesor në Universitetin e Beogradit, ka vënë në spikamë ngjashmëritë e sulmit terrorist në Banjskë me atë të pushtimit të Rusisë në Ukrainë. Madje, Samaraxhiq e ka cilësuar sulmin terrorist në Banjskë si replikë apo kopje të sulmit rus mbi Ukrainën.

Tutje, Samarxhi e ka fajësuar Aleksandar Vuçiqin, president i Serbisë, për sulmin në veri të Kosovës, duke theksuar se aim ban përgjegjësi politike për këtë ngjarje.

“Sot, gjëja më pak e rëndësishme është nëse Vuçiqi ka qenë i informuar apo jo, nëse i shkon për shtati apo jo incidenti; ai mban përgjegjësi politike dhe komanduese për të gjitha jetët e humbura. Çdo perspektivë evropiane dhe jetike e Serbisë…u rrezikua nga Vuçiq. Në të njëjtën kohë, përpara përkrahësve të politikës së tij radikale, Vuçiq mban një lloj tjetër përgjegjësie.” – deklaroi Samarxhiq.