Biografia zyrtare qesharake e kryeministrit Kurti| “I arrestuar nga pushtetet e UNMIK-ut, EULEX-it dhe Republikës së Kosovës”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është njeriu që sa e drejtonte opozitën kosovare gjithkund shihte vetëm armiq.

Armik e shihte edhe shtetin e Kosovës, të cilit deri me ardhjen në pushtet nuk ia njohu as simbolet zyrtare.

Çdo gjë e kundërshtonte me protesta shumë të dhunshme, djegie të objekteve, thyerje të xhamave e lëndim të policëve të Kosovës.

Por, me të ardhur në pushtet, ai ndryshoi shumë qëndrime, shkruan Demokracia.com.

Megjithatë, diçkaje nuk po mund t’i ikë. Edhe në biografinë e tij zyrtare të publikuar në faqen e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti e ka një fjali shumë qesharake.

“Kurti kaloi rreth një vit e gjysmë si i arrestuar nga pushtetet e UNMIK-ut, EULEX-it dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në biografinë e kryeministrit Kurti.

Tashmë pushtetari Kurti e di se pushteti dhe shteti janë të ndryshëm dhe si i pari i Qeverisë pararendësit e tij ai i quan pushtet.

Shefi i ekzekutivit kosovar gjatë kohës së tij si opozitar, armiq i konsideronte edhe misionet ndërkombëtare në Kosovë, UNMIK-un dhe EULEX-in, ndonëse pas ardhjes në pushtet ai u pa i qeshur në takimet me përfaqësuesit e huaj, sikur mos të kishte ndodhur asgjë. /Demokracia.com/

Kjo është biografia e plotë e kryeministrit Kurti: