Ana Bërnabiq
Kovachevski në Beograd, Maqedonia e Veriut dhe Serbia mbesin të vetme në Ballkanin e Hapur
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka pritur në takim homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovachevski, sot në Beograd.
Duke përmendur “rrugën europiane” për të dyja vendet, Kovachevski përmendi sërish Ballkanin e Hapur, për të cilin u raportua se ka marrë fund dhe se shtetet pjesëmarrëse janë orientuar kah Procesi i Berlinit.
“Me kryeministren serbe Ana Bërnabiq vlerësuam se prosperiteti dhe stabiliteti i të gjithë rajonit dhe integrimi europian i vendeve tona janë të lidhura me marrëdhënie të mira dypalëshe. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të punojmë së bashku në sfidat dhe përparimin e ekonomive përgjatë rrugës europiane. Përkushtimin tonë për bashkëpunim e tregojmë përmes aksioneve dhe me organizimin e përbashkët të panairit të dytë ndërkombëtar për verën, ushqimin dhe turizmin “Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur” dhe me nënshkrimin e sotëm të Memorandumit për promovimin e bashkëpunimit në trafikun hekurudhor”, ka shkruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut në X.
Со српската премиерка @SerbianPM, оценивме дека просперитетот и стабилноста на целиот регион и европската интеграција на нашите држави, се поврзани со добри билатерални односи. Исклучително важно е да работиме заедно во предизвиците и напредокот на економиите по европскиот пат. pic.twitter.com/rwyNU06916
— Dimitar Kovachevski (@DKovachevski) November 17, 2023
Më herët, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte thënë pikërisht në Shkup se nisma e Ballkanit të Hapur ka dhënë rezultate “fantastike”, por sipas tij shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor tani me “mendje e zemër” duhet të përqendrohen në Procesin e Berlinit./Express/