Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se ka hapur konkurs për katër drejtorë të Klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Konkursi është hapur për Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, për Shërbimin Klinik të Kardiokirurgjisë, Klinikën e Ortopedisë dhe Klikën e Hematologjisë, raporton Ballkani.info.
Ndërsa, mandati i drejtorëve do të jetë katër vjeçar sipas Ligjit për Zyrtarët Publik.
Konkursin e plotë e gjeni KËTU./Ballkani.info/







