Latifi zbulon pse Haradinaj është kaq i ashpër me kryeminstrin Kurti

Profesori universitar Blerim Latifi mendon se Ramush Haradinaj i AAK’së ka diskus të ashpër kundrejt kryeministrit Albin Kurti. Sipas tij, për këtë janë dy arsye, të cilat Latifi i ka sqaruar në emisionin Pressing në T7.

“Ramushi është duke e bërë një opozitë individualiste. I ka bindjet e veta dhe është i ashpër në diskursin e tij”, thotë Latifi.

“Ashpërsinë e diskursit opozitar të Ramush Haradinajt, për mendimin tim, si pasojë të dy faktorëve”, theksoi ai.

“E para, është forcë e vogël politike, duhet me fol shumë për me u dëgjuar dhe e dyta, realisht është i vetë”, thotë Latifi.

“Ramushi është i detyruar me qenë pak agresiv në raport me qeverinë Kurti”, shpjegoi Latifi.