Dhunim

Flet e dhunuara gjatë luftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Një grua e cila ishte viktimë e dhunimit gjatë luftës së fundit në Kosovë është bërë pjesë e emisionit “Radar” me Edita Dolin përmes një telefonate.

Ajo tregoi se është dëgjuese e rregullt e këtij emisioni, gjithashtu tha se askush nga familjarët e saj nuk kanë informacion për dhunimin që i është bërë 25 vite më parë.

Mirëpo, për shkak heshtjes së saj për vite me radhë ajo thotë se ka mbetur mbrapa me çdo gjë.

“Jemi të forta, që 25 vite jemi dhe do të jemi…jetoj e heshtur, me të gjitha kam mbet mbrapa dhe mirë shumë, çka me bo. Jam shumë e guximshme. Ti e din se si jetojnë njerëzit në Kosovë, s’di çka të them”, tha ajo duke treguar se nuk ka krijuar familje.

“Askush nuk e din, pos Qendrës. Se kam pasur kurrë guximin me fol, e as me…”.

Gjithashtu tha se nuk është në marrëdhënie pune, por e ka një pension mujorë.