Gjobë

Gjobitet me 500 euro shoferi në Ferizaj, drejtoi veturën nën masën mbrojtëse

Në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj është ndaluar shoferi që  po drejtonte veturën e tij me targa vendore nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.

“Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët. Ndërsa ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet tutje në njoftim.

Në njoftim thuhet se nëse qytetarët hasin në kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, ta lajmërojnë policinë dhe se të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë.