iPhone 16 Pro

Rrjedhin detaje të dizajnit të iPhone 16 Pro

Deri tash ka pasur disa raportime për dizajnin e serisë së re të telefonave të gjigantit Apple, iPhone 16.

Së fundmi, “Forbes” ka shkruar bazuar në pamjet që ka ofruar i njohuri për detajet e telefonave të rinj të Apple-it, Sonny Dickson. 

Sipas dizajnit të raportuar nga ai, janë dy variante të kamerave në telefonat e rinj. Të katër modelet, iPhone 16, 16 Plus, 16 Pro dhe 16 Pro Max do të kenë vertikale me nga dy lente.

Përjashtim bëjnë 16 Pro dhe 16 Pro Max që kanë edhe nga një kamerë të tretë.

Në to shihet një buton i ri që u vjen të gjitha modeleve e që ka fokus çështjen e kamerës. 

Po ashtu, në pamje shihen tri ngjyra nga shtatë që pritet të vijnë në total në vjeshtë, kur Apple pritet t’i lansojë telefonat.

E vjollca pritet të jetë një nga ngjyrat e reja.