Dibran Hoxha

Hoxha: Këshilli i Etikës provoi me i shpërla plagjiatorët, ngacmuesit dhe shkelësit e Kodit Etik

Sot para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka organizuar një aksion protestues kundër Këshillit të Etikës, ku kanë zbuluar edhe një lavatriçe të ndryshkur e që nuk punon dhe që nuk mundet të i kryej funksionet e veta, sipas tyre, njëjte si Këshilli i Etikes për vite me radhë.

Dibran Hoxha nga ORCA ka thënë se Këshilli i Etikës u mundu si i një lavatriçe, me i shpërla të ndytët që e ndynin reputacionin e Universitetit te Prishtinës.

“Kështu sikur kjo lavatriçe e ndryshkur, e lodht, e thyme, e zbrazët, që nuk mundet me i kry me funksionet e veta, që nuk lan por felliqë, njëjtë, edhe Këshilli i Etikes për vite me radhë provoi me i shpërla plagjiatorët, ngacmuesit dhe shkelësit e tjerë të Kodit Etik dhe integritetit akademik në Universitetin e Prishtinës”, ka deklaruar Hoxha.

@ballkani.info ORCA aksion para Rektoratit, zbulon lavatriçen në shenjë proteste ndaj vendimeve të Këshillit të Etikës #kosovo #up #protest #prishtina ♬ original sound – Ballkani.info

“Këshilli i Etikes u mundua t’i shpërlante Bujar Dugollin e Ardian, të cilët nuk pati qare pa i quajtur plagjiator siç i quajtëm ne kur i denoncuam, por a e dini si i pati dënuar? Ua ndaloi për dy vite monitorimin e kandidatëve në master dhe doktoratë. Sot që po asim kjo ndalese pushon sepse kanë kaluar dy vite, pra efektivisht Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati të dy plagjiator, vazhdojnë punën e tyre si të gjithë profesorët e tjerë të UP-së”, ka thënë Hoxha.

“Nuk vonoi shumë, para disa muajsh të denoncuarin për plagjiaturë nga ne, llir Tolajn, u munduan ta shpërlanin. I caktoi “eksperte” dy bashkautor të tij në punime të ndryshme të cilët paturpësisht. Dhe konstatuan se citimet, referencat dhe fusnotat ishin në rregull, paçka se edhe citimet, edhe referencat edhe fusnotat ishin kopjuar nga autori i huaj. Pra, e vërtetë është që ato ishin në rregull, sepse autori nga i cili ishin kopjuar e kishte bërë mirë punën e tij, por problemi ishte se e ter puna e tij ishte vjedhur e kopjuar. Ekspertët duheshin tregu a janë kopjuar pjesët e denoncuara, e jo a janë në rregull origjinale të autorit. Këshilli i Etikës para këtij raporti skandaloz e luajti toshën dhe u bë sikur nuk e kuptonte argumentin e denoncimit të bëre nga ne dhe provuan ta bënin lavatriçen e lodhtë, por pa sukses. Ne jemi ORCA, ne nuk kemi një organizatë që bën një denoncim e vazhdon me projekte të tjera. Ne do ta ndjekim me vendosmëri secilin rast deri në fund”, ka thënë Hoxha.

Hoxha gjatë këtij aksioni foli edhe për Selim Bezerallën, të cilin e quajti plagjiator.

“Plagjiatori Selim Bezdralla, po mundohet ta luajë budallën, duke u arsyetuar që meqë plagjiatura e tij ka ndodhe në Universitetin e Tiranës, lavatricja nuk paska mundësi të marre vendim për të. Njerëz pa fije turpi, pa fije integriteti personal e moral, që ndyrësisht shërbejnë si lavatriçe, mendojnë se na e hedhin me arsyetime banale si këto”, ka thënë ai.

Dibran Hoxha nuk la pa përmendur edhe profesorin e akuzuar për ngacmimet seksuale të 27 studenteve, Xhevat Krasniqi.

“Ditëve të fundit lavatriçja e ndryshkur e UP-se, pasi shkaktoi dramë nacionale duke mos marrë vendim pēr përjashtim të ngacmuesit kronik e masiv Xhevat Krasniqit, i cili u denoncua nga 27 studente e studente, u mundua ta çojë në gjyqësorin joefikas të Kosovës rastin për ta përfunduar si procedurë ne UP. Lavatriçja harron se nuk ka të bëjë me mediokër të cilëve u shërben në Universitetin e Prishtinës, mendoi se ne të gjithë jemi budallenj dhe nuk e kuptojmë që ka shkelur rregulloren e cila në mënyrë tekstuale thotë të kundërtën e veprimit të Lavatriçes dhe majstorit të saj rektorit Qerim Qerimi. Neni 11, pika 7 e Rregullores në fjalë e thotë tekstualisht që “Universiteti i Prishtinës do të zbatojë masat dhe procedurat disiplinore për rastet e ngacmimit dhe ngacmimit seksual, pavarësisht nga zhvillimi i procedurës penale për rastin e njëjtë”./Ballkani.info