Takimi trepalësh mes presidentit amerikan, Donald Trump, presidentit rus, Vladimir Putin, dhe liderit kinez, Xi Jinping, ka përfunduar, sipas transmetuesit shtetëror kinez CCTV.

Takimi ka zgjatur rreth një orë e gjysmë.

Para nisjes së bisedimeve, liderët kanë mbajtur fjalimet hyrëse, duke thënë se do të diskutonin çështje të tilla si çarmatimi bërthamor dhe lufta Rusi-Ukrainë.

Të tre kanë theksuar nevojën për angazhim dhe dialog mes tri fuqive kryesore bërthamore në botë.