Një gazetar i televizionit shtetëror rus e pyeti një oficer ushtarak që po e shoqëronte presidentin rus Vladimir Putin në samitin e APEC-ut në Shenzhen nëse kishte me vete valixhen bërthamore të njohur si “Cheget”.
Oficeri u përgjigj: “Po”.Presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping po zhvillojnë bisedime në qytetin kinez të Shenzhenit.
Në fillim të takimit, Xi deklaroi se bisedimet kanë “rëndësi historike dhe novatore”, ndërsa Trump tha se ata po “shkruajnë vërtet historinë”.
Më herët, Trump zhvilloi takime të ndara dypalëshe me Putinin dhe Xi Jinpingun. Ai e quajti Putinin “mik” dhe tha se kanë një “marrëdhënie të shkëlqyer”.
Njëri prej këshilltarëve të Putinit deklaroi se takimi dypalësh me Trumpin kishte shkuar “mirë”, ndërsa shtoi se Putini ishte në “humor të shkëlqyer”.






