Video

“Ku ma le”, Dafina publikon këngën e re

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka publikuar këngën e re me titullin “Ku ma le”.

Me tekst dhe melodi nga vet këngëtarja kënga duket se po pëlqehet nga fansat.

Në orën e parë të publikimit kënga “Ku ma le” u klikua 11 mijë herë, njofton Klankosova.tv

Dafina së fundi ka publikuar edhe albumin e saj “The Absolute”, i cili u mirëprit nga fansat e saj.