Kiara Tito

Kiara Tito shkon me urgjencë në spital, Luiz Ejlli zbulon si është gjendja shëndetësore e moderatores dhe foshnjës

Moderatorja Kiara Tito ka shkuar mbrëmjen e djeshme me urgjencë në spital për shkak se nuk është ndjerë mirë. Prezantuesja ka ndarë vetë lajmin me ndjekësit së bashku me partnerin e saj, Luiz Ejlli.

Kiara Tito, e cila është në muajin e fundit të shtatzënisë, ka shfaqur shqetësime dhe për shkak të frikës për foshnjën e tyre, çifti kanë shkuar me urgjencë në spital.

Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit e tij një video në Instagram, ku ka treguar se Kiara e foshnja janë shumë mirë dhe ishte vetëm një gjendje viroze.

“U mbulova nga djersët”/ Çfarë i ndodhi? Kiara Tito

“Këmbë njeriu s’ka, jemi vetëm unë dhe Kiarita. Na bëri merak Kiarita por ishte vetëm një virozë”, tha këngëtari.

“Po jam mirë dhe bebushja nuk erdhi. Alarm i rremë”, u shpreh Kiara teksa ishe e shtrirë në shtratin e spitalit.

“U mbulova nga djersët”/ Çfarë i ndodhi? Kiara Tito

Alarm i rremë për ty se unë u mbulova nga ndjersët”, tha Luizi duke treguar se u panikos nga gjendja e partneres së tij.