Besart Berisha i pamëshirshëm, shënon dy gola dhe shpallet lojtari i ndeshjes
Western United ka shënuar fitore ndaj Central Coast Mariners me rezultat 3:0.
Besart Berisha arriti të realizonte dy gola duke u shpallur lojtari i ndeshjes.
That cross, that finish 😍 #WUFC #WUNvCCM pic.twitter.com/DUlTaygYoE
— Western United FC (@wufcofficial) January 19, 2020
Sipas “Sofascore” kosovari u vlerësua me notën 8.5, më të lartën nga të gjithë.
Berisha vazhdon të jetë në garë për golashënuesin e sezonit ku ka 9 gola, 4 më pak se Maclaren i cili i prin listës.