Dardania

Inspektorati i Prishtinës parandalon uzurpimin e një hapësire në lagjen Dardania, gjobit palën

Inspektorati i Prishtinës gjatë ditës së shtunë ka parandaluar tentim uzurpimin e hapësirës së përbashkët të banorëve në lagjen Dardania, nga një person i papërgjegjshëm.

“Sot gjatë ditës Inspektorati i Kryeqytetit ka parandaluar tentim uzurpimin e hapësirës së përbashkët të banorëve në lagjen Dardania (Rruga Ilaz Kodra) nga një person i papërgjegjshëm”, ka shkruar Inspektorati në Facebook.

Inspektorati ka detyruar palën të largojë konstruksionin dhe grilat e vendosura ilegalisht, po ashtu ka gjobitur palën.