Gjoba

Voziti me fëmijë në prehër: Dënohet me 400 euro dhe i merret patentë shoferi për gjashtë muaj

Policia e Kosovës e ka ndëshkuar një shofer që po drejtonte automjetin me fëmijë në prehër.

Policia përmes një njoftimi për media, ka bërë me dije se rasti ka ndodhur në Mitrovicën e Jugut.

Të njëjtit, i është shqiptuar gjobë prej 400 euro, pesë pikë negative dhe marrja e patent shoferit për gjashtë muaj.

Njoftimi i plotë:

Ndëshkohet shoferi i cili drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër

Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër.

Në bazë të ligjit 08/L-186, paragrafi 10, ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej katërqind (400) euro, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patën shoferit për gjashtë (6) muaj.