Sara-Bardhi

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Sara Gjordeni, e cila deri më sot ka qenë një nga personazhet më aktive në rrjete sociale, ka marrë një vendim të papritur që ka habitur ndjekësit e saj: ajo është tërhequr nga Instagrami pa lënë pas asnjë shpjegim.

Ky veprim i saj vjen si befasia e fundit në një sërë postimesh që ajo ka ndarë me ndjekësit e saj deri tani, duke lënë hapësirë për spekulime të ndryshme.

Ndërkohë, llogaria e partnerit të saj, Bardhit, mbetet ende aktive dhe të gjithë janë në pritje të një reagimi nga ai mbi këtë vendim.

Bardhi, i njohur për marrëdhënien e tij të afërt me ndjekësit, ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare.

Çifti, që u bë i njohur gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, është duke jetuar një periudhë të bukur pritjeje, pasi Sara është shtatzënë.

Vetëm mbrëmjen e kaluar, përmes një sesioni pyetje dhe përgjigje me ndjekësit e saj në Instagram, Sara zbuloi se bebushi i tyre është tashmë 9 javë e dy ditë. 

Foto: Bardhi/Instagram