Shqipëria

Gjermanët, të fiksuar të kalojnë pushimet në Shqipëri

Kamperat janë prej dekadash një nga mënyrat më popullore që gjermanët zgjedhin për të kaluar pushimet. Janë të shumtë ata që sidomos në periudhën e verës marrin familjen ose miqtë dhe udhëtojnë me këto automjete në vende të ndryshme.

Por gazeta e njohur “Fokus” në versionin online ka bërë një renditje të kostove që atyre u duhet të paguajnë dhe ku tërheq vëmendjen Shqipëria si vendi më lirë në Evropë, raporton tvklan.

“Fokus” shkruan se nëse për një natë qëndrimi në Itali, një kamper duhet të paguajë rreth 40 Euro, në Shqipëri kjo nuk shkon më shumë se 14 Euro.

Përveç Italisë, vendet më të shtrenjta për kamperat janë edhe Kroacia, Zvicra dhe Austria.

Shqipërisë i ka kushtuar vëmendje këtë fundjavë edhe revista gjermane “Mërkur” që sjell në vëmendje renditjen e bërë pak kohë më parë se plazhi më i kaltër nga 200 vende të botës është ai i pasqyrave në Sarandë.

Gazeta rekomandon rivierën shqiptare për pushime.

Në 2023 ishin mbi 315 mijë gjermanë që vizituan Shqipërinë me një rritje prej 66 për qind se një vit më parë.