Kujtim Shala

Shala: Krerët e shtetit të jenë transparent në lidhje me kushtet për anëtarësim në KiE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala në një intervistë dhënë FrontOnline, ka kërkuar transparencë nga tre krerët e shtetit në lidhje me kushtet për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Ai ka thënë se Osmani, Konjufca e Kurti duhet ta sqarojnë kërkesën e Francës dhe Gjermanisë për hap konkret në lidhje me Asociacionin.

“Mendoj se Presidentja dhe, sidomos, Kryeministri duhet të qartësojnë se cilat janë kushtet dhe se cilat do të ishin pasojat e mospërmbushjes së tyre. Ata të dy dhe kryetari i Kuvendit kanë bërë zotime të përbashkëta, prandaj duhet të sqarojnë se a janë të mjaftueshme zotimet e tyre apo u janë shtuar edhe kërkesa të tjera. Nga sa kemi parë, vende të rëndësishme, si Gjermania dhe Franca, kanë kërkuar të ndërmerren hapa konkret për miratimin e draft statusit të Asociacionit, vërtetë të autonomisë politike territoriale të serbëve të Kosovës”, tha Shala.

Në rast të mosanëtarësimit të Kosovës në KiE, këtë muaj, Shala thotë se procesi i anëtarësimit do të shtyhet për së paku një vit.

“Nëse Kosova nuk do të anëtarësohet tani në Këshillin e Evropës, anëtarësimi do të shtyhet për së paku një vit”, tha deputeti.