Vrau 14 gra në të 80-at, nuk do të gjykohet sepse ngjarja ndodhi shumë kohë më parë

Lee Chun-jae nga Korea e Jugut, që ka pranuar se i vrau 14 gra në të 80-at, përfshirë edhe nëntë viktima të raportuara si pjesë e vrasjeve serike që ndodhën brenda një dekade, nuk do të ndiqet penalisht, ka bërë të ditur policia.

New York Time raporton se 56-vjeçari është identifikuar gjatë muajit shtator, pasi ADN-ja e tij është përputhur me katër viktimat e vrara në 10 Hwaseong, të kryera mes vitit 1986 dhe 1991.

I dyshuari fillimisht mohoi përfshirjen në këto raste, por më vonë rrëfeu për nëntë prej vrasjeve të kryera, së bashku me dhunimin dhe vrasjen e pesë grave të tjera.

Hetuesi i lartë i policisë Ban Gi-soo ka thënë se Lee – i cili po vuan dënimin e përjetshëm në Busan, për vrasjen e kunatës së tij në vitin 1994 – rrëfeu për 30 dhunime të tjera ose përpjekje për përdhunime. Krahas pretendimeve, Lee ka treguar edhe se si i ka vrarë viktimat dhe shumicën e hapësirave kur i ka varrosur viktimat, disa prej të cilave nuk janë gjetur kurrë.

Por, përkundër faktit se ai ka pranuar vrasjet, nuk do të gjykohet edhe për këto 14 vrasje, sepse ka kaluar shumë kohë e gjatë që atëherë. Me ligjet e Koresë së Jugut, kur kalojnë dhjetë vjet nga vrasja dhe nuk zbulohet kryerësi, atëherë çështja mbyllet përgjithmonë.

Derisa, familjet e viktimave nuk kanë mundësi ta padisin atë, sepse ekzekutimi i padisë nga pala e dëmtuar, duhet të bëhet jo më vonë se dhjetë vjet që kur ka ndodhur rasti.

loading…