Ramos zgjedh mes Maradonas dhe Messit
Debati se kush është më mirë, “Messi apo Maradona” është rikthyer përsëri në media.
Fillimisht ishte argjentinasi, Juan Sebastian Veron, i cili dha komentet e para rreth këtyre dy lojtarëve, e tashmë kjo pyetje është përcjell edhe tek disa lojtarë që tani janë aktiv.
Një nga ata që dha mendimin, e tij rreth kësaj pyetje është edhe rivali kryesorë i Lionel Messi, Sergio Ramos, i cili njihet për duelet me argjentinasin.
Përgjigja e Ramos mund të duket pak befasuese, pasi ai ka ngritur në një tjetër nivel Leo-n.
“Të gjithë e dinë, edhe ata në Argjentinë, Maradona është vite larg, nga lojtari më i mirë në historinë e Argjentinës, që për mua është Lionel Messi” ka thënë Ramos.