Tashmë Shqipëria do të ketë një trajner kombëtareje shqiptar, nga Lushnja, por me origjinë braziliane.

Bëhet fjalë për Sylvio Mendez Campos Junior, i cili është nisur drejt Lushnjës për të kryer të gjitha veprimet ligjore dhe për të marrë pasaportën shqiptare, si qytetari më i ri i Lushnjës, sëbashku me ndihmësit e tij, Zabaleta dhe Doriva.

Pas shpalljes së dekretit në dhjetorin e shkuar nga presidenti i republikës që ju dorëzua në ceremoninë e fundvitit edhe nga kryeministri Rama, sot është dita e tij zyrtare.

Kështu përpara se të nisemi për në finalet e Europianit në Gjermani, mund të themi se për herë të parë në finalet e një Kampionati Europian do të jetë edhe një trajner shqiptarë sëbashku me ekipin tonë kombëtarë që shkon për herë të dytë në finalet e kompeticionit më të madh të kontinentit të vjetër.