Ariu ia mbyti 74 dele fermerit nga Lipjani
Tani kullosnin te qeta ne një dite pranvere si kjo. Por, te dielën, kjo tufe delesh u sulmua nga një ari në fshatin Cërnillë të Ferizajt.
E si pasoje e këtij sulmi, të ngordhura mbeten plot 74 dele.
Fillimisht ariu kishte plagosur rreth 10 prej tyre.
E nga frika, delet kishin rënë në këtë vend, ku edhe kishin ngordhur.
E bariu përgjegjës që ishte me to, Sadat Rexhepi, tregon se si ndodhi ngjarja.
Rexhepi thotë se vetëm dëgjuan zërin e ariut.
E as vrapimi dhe mundi i dy barinjve, nuk arritën t’i shpëtojnë delet.
Ata thonë se dëmi i shkaktuar nga ariu, është rreth 20 mijë euro.
Pavarësisht se ngjarja ndodhi në territorin e Ferizajt, ferma e tyre, gjendet në Gadime të Lipianit.
Nga kjo Komunë Lipjanit përmes telefonit për T7, kanë thënë që nuk kanë ndonjë fond të veçantë të kompensimit për rastet e tilla.
Por sipas tyre, do të provojnë të gjejnë një mënyrë për ta ndihmuar fermerin e dëmtuar.
https://www.youtube.com/watch?v=rhH_AOHR7uM