Albi Mall Superliga
Dardan Çaka gjyqtari kryesor në ndeshjen Ballkani – Drita
Këtë vikend zhvillohen ndeshjet e javës së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e ku e gjithë vëmendja do të jetë në Suharekë aty ku luhet derbi i stinorit i cili edhe mund ta vendos fatin e kampionatit.
Lideri dhe kampioni aktual i Superligës, Ballkani para tifozëve të vet e pret Dritën skuadrën rivale për titull të kampionati, shkruan Ballkani.info
Gjyqtar kryesor në këtë ndeshje do të jetë Dardan Çaka i ndihmuar nga asistentët Lumturie Muhadri e Drilon Rexhepi.
Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 15:00 në Suharekë. /Ballkani.info