Nesër duke filluar nga ora 15:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës ku ndeshën Prishtina e Ballkani.

Derisa Ballkani, e ka mbyllur kampionatin në vendin e parë duke u shpallur kështu për herë të tretë rresh kampion, Prishtina është në pozitë jo të mirë në tabelë, por kjo nuk i minimizon aspak gjasat e saj për këtë trofe, shkruan Ballkani.info.

Kupa e Kosovës dihet se sivjet dërgon direkt në fazën e dytë në garat e Europa Leagues kështu që ky trofe është shumë i mirëseardhur.

Sido që të jetë në pesë përballjet e fundit të tyre statistikat flas në favor të Prishtinës pasi janë katër barazime dhe një fitore e bardhekaltërve. Se si do të jetë këtë herë mbetet të shihet.

Të kujtojmë se fitues aktual i Kupës së Kosovës është Prishtina e cila në finale e kishte mposhtur Gjilanin me rezultat 2:0. /Ballkani.info