​Varane arrin marrëveshje me Manchester United

Tanimë ka mbetur vetëm të arrihet akordi mes dy klubeve.

Mbrojtësi i Real Madridit Raphael Varane ka arritur marrëveshje personale me Manchester United, por çështja e shumës së transferimit të tij mbetet problem për “Djajtë e Kuq”, raporton Express.co.uk.

Pasi arritën marrëveshje me Dortmundin për transferimin e Sanchos, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer dëshiron të përforcohet në repartin e mbrojtjes.

Sidoqoftë, “Galaktikët” ende nuk kanë arritur marrëveshje mbi shumën e transferimit të mbrojtësit francez, problem ky që pritet ta ngadalësojë marrëveshjen mes dy klubeve.

Varane spekulohet se ka informuar krerët e Real Madridit se dëshiron të largohet këtë verë nga “Santiago Bernabeu”, dhe se skuadra që ka shprehur interesimin më serioz për shërbimet e tij mbetet Manchester United.