​Megan Fox dhe Machine Gun Kelly konfirmojnë zyrtarisht lidhjen në Instagram

Edhe pse ishte zonja Green deri kohët e fundit, aktorja 34-vjeçare amerikane Megan Fox ka konfirmuar lidhjen e saj me Machine Gun Kelly.

Çifti postoi marrëdhëniet e tyre për publikun në mediat sociale.

“Kam kaluar në amshim duke pritur të të gjej përsëri”, shkruan Machine Gun Kelly 30-vjeçar.

Gun Kelly postoi një foto bardh e zi me Megan në Instagram dhe e përdori atë për të konfirmuar zyrtarisht një lidhje që prej kohësh po spekulohej nga mediat.

Mediat filluan të spekulojnë për lidhjen e tyre dy muaj më parë, gjë që bëri që Brian Austin Green të fliste publikisht për përfundimin e një martese dhjetë vjeçare midis tij dhe aktores së njohur.